Neser, protestë nga banorë të Thesprotise dhe minoritarë nga Finiqi: Kërkohet hapja e Qafe Botës

Ditën e nesërme do të organizohet një protestë drejtuar qeverisë greke për të hapur kufrin e Qafë Botës.

Kjo protestë do organizohet nga “Shoqata e Epirit”, ku do ti bashkohen dhe qytetarët nga Finiqi.

Protesta merr shkas nga situata e vështirë që ka sjellë bllokimi i doganës së Qafë Botës prej më shumë se 6 muajsh, ku ka ndikuar ekonomikisht por dhe nga ana shëndetsore e të moshuarve të cilët e kanë pamundur për të kaluar kufirin për të marrë një mjekim më të specializuar.

Për të hapur kufirin e Qafë Botës ka reaguar më parë dhe Këshilli Bashkiak i Igumenicës.

Gjithashtu, dhe kryebashkiaku i Finiqit Kristo Kiço ka kërkuar shpesh herë nga qeveria greke për të hapur kufirin. /Sarandanews.com/