Policia i gjen lëndë narkotike në banesë, goditet efektivi në Gjirokastër, arratiset autori

Goditët për shkak të detyrës një punonjës policie në Gjirokastër.

Raportohet se pas një operacioni për kontrolle për kanabis nga policia është konstatuar se në një banesë janë gjetur lëndë narkotike.

Pas konstatimit policia ka tentuar të arrestojë autorin e dyshuar, i identifikuar si  Dh.D., ndërsa ky i fundit ka goditu efektivin dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Sakaq mësohet se autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe po vijon kërkimi për kapjen e tij.