Ishte nga më të kontestuarit në votimet e PD Sarandë, Sulozeqi: Disa “votave” kundër iu them se puna për të qenë më mirë vazhdon…

Partia Demokratike në Sarandë mbylli këtë të hënë proçesin e votimeve për kandidatët për deputet.

Në përfundim u konfirmuan të gjithë, por dy më të padëshiruarit ishin Ilir Nikolla që kandidoi përballë Adrian Gurmës në zgjedhjet bashkiake, dhe gazetari Skerdilaid Sulozeqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Sulozeqi ka falenderuar mbështetësit që e votuan, ndërsa thumboi ata që e kundërshtuan.

“Mbas një procesi në vetvete shumë të mirë, e duhet thënë proces unik, votuesit e rrethit të Sarandës u treguan luajal e të zgjuar, ditën të vlerësojnë vlerat.

Në prill të vitit 2019 refuzova mandatin e deputetit si një demokrat sanguin, me histori kundër diktaturës dhe me një numër total familjarësh të anëtarësuar pranë forcës tonë politike, vetëm për të mbrojtur kauzat e Partisë Demokratike, kauza të shqiptarëve e të demokracisë në fakt, e patjetër me qëllimin përfundimtar Lulzim Basha kryeminstër e Shqipëria në Europë.

Falenderoj shumë të gjithë demokratët e rrethit të Sarandës, të cilët më votuan me rreth 95 përqind të votave si kandidat për përfaqësues në Parlament! Disa “votave” kundër iu them se puna për të qenë më mirë vazhdon…

Falenderoj komisionin me më krye zotin Spaho, falenderoj drejtuesit e Partisë Demokratike në qendër dhe në degë për profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar në çdo aspekt dhe element të këtij procesi!”, shkruan Sulozeqi. /Sarandanews.com/