Rikthehet projekti për Bypassin në Gjirokastër
Në Gjirokastër është rikthyer ideja për ndërtimin e një Bypassi që shmang lëvizjen e automjeteve në zonën muzeale. Jo vetëm ide, por tashmë ka edhe një projekt i cili u prezantua mbrëmë.
Në dallim nga projekti i para 3 viteve, ky i riu e devijon trafikun nga Ura e Nanxës dhe vijon më pas deri në lagjen “Dunavat”.
Projekti i ri do t’i nënshtrohet degjesave dhe debatit publik përpara se të nisë realizimi.
S’ka një datë se kur do të fillojë puna, por dihet që investimi do të financohet nga qeveria shqiptare.
Javë më parë në Gjirokastër u prezantua edhe projekti për rehabilitimin e Sheshit “Çerçiz Topulli” dhe shndërrimin e tij në pedonale.