Propozimet e dëgës së PD Sarandë dhe frika e Hariz Memës dhe Matilda Qurkut për të qenë në listë

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme listën e kandidatëve që do të votohen nesër për deputetë në degën e PD Sarandë.

Në degën e PD Sarandë janë propozuar 8 emra dhe ashtu si pritej mungojnë në listën e propozimeve emrat e kreut të degës Hariz Mema dhe sekretares Matilda Qurku.

Rasti i Hariz Memës dhe sekretares së PD-së Matilda Qurku për të mos kandiduar janë mjaft dyshues, pasi gjithmonë ambicjet e drejtuesve të PD Sarandë kanë qenë të mëdha për t’u futur në listat e deputetëve apo për të garuar si kandidatë për kryetar bashkie.

Ndërsa këtë radhë, ka ndodhur e kundërta. Si Mema ashtu dhe Qurku vendosën që të mos jepnin dorëheqjen nga postet e tyre për të kandiduar për deputet, duke vendosur që të mbajën të sigurtë karriget e tyre në parti.

E gjitha kjo lidhjet me frikën që ata kanë nga mos mbështetja e demokratëve të Sarandës.

Kjo është vënë re dhe në protesat që opozita ka zhvilluar gjatë këtij viti, ku Mema dhe Qurku kanë munguar.

Shkak është se shumica e demokratëve të Sarandës nuk i kanë besuar dhe nuk u kanë shkuar në protestë, pavarsisht se mund ti kenë pasur të paguara dhe lekët e rrugës vajtje-ardhje.

Ndërkohë, më poshtë lista e kandidatëve të porpozuar nga dega e PD Sarandë.

  1. ILIR NIKOLLI
    IRINI NACI
    3. JOLIO DINE
    4. KLAUDIJA BAJRAMI
    5. KRESHNIK BOZHO
    6. SHPETIM AHMETI
    7. SKERDILAJD SULOZEQI
    8. ZANA PIRO

/Sarandanews.com/