Dita ndërkombëtare e të moshuarve, Qilimi: Le të udhëhiqemi e motivohemi nga urtësia e maturia e personave që i përkasin brezit të tretë
Kryebashkiakja Majlinda Qilmi, ka postuar disa foto të të moshuarve nga Delvinë në ditën ndërkombëtare të të moshuarve
“1Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.
Muaj të mbarë e të begatë për të gjithë!
Le të udhëhiqemi e motivohemi çdo ditë nga urtësia e maturia e personave që i përkasin brezit të tretë.
Prej përvojës jetësore që ata mbartin në supe e shpinë, kemi se çfarë të mësojmë, ndaj prindërit, gjyshet e gjyshërit tanë, meritojnë vëmendje e kujdes, mirënjohje e respekt, dashuri e mbështetje nga të gjithë ne, në çdo ditë e në çdo kohë.
Janë vlerë dhe bekim!”, shkruan Qilimi në postimin e saj. /Sarandanews.com/
1Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.Muaj të mbarë e të begatë për të gjithë!Le të udhëhiqemi e motivohemi çdo…
Posted by Majlinda Qilimi on Thursday, October 1, 2020