Numri i lartë i të infektuarve në Greqi, Athina drejt mbylljes
Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Greqi ka bërë që autoritetet përkatëse të marrin masat e nevojshme përsa i përket parandalimit të Covid 19.
Atica është një ndër zonat më të prekura nga koronavirusi, specialistët dhe mjekët infektivë në këtë zonë kanë kërkuar që të rriten masat kufizuese në mënyrë që të bëhet dhe parandalimi i përhapjes së kësaj sëmundje.
Mjekja në spitalin e Athinës Piraeus Matina Pagonis, në një intervistë për mediat greke është shprehur se për shkak të numrit të lartë të të infektuarve është e rëndësishme që të vendosë orare kufizuese në lidhje me lëvizjen e qytetarëve në këto zona.
” Nga 8 gushti deri më tani numri i personave të intubuar ka shkuar në 79, ndërsa numri i vdekjeve dhe i të shtruarve në spital me COVID19 është rreth 610 persona, por kjo është një shifër që ndryshon në varësi të biletave dhe shkarkimeve, dhe numri i rasteve janë parametrat që na kanë shqetësuar shumë në ditët e fundit”, është shprehur ajo.
Në të njëjtën kohë, profesori i gjenetikës në Universitetin e Gjenevës Manolis Dermitzakis, ka theksuar se në kuadër të situatës së fundit të krijuar në Greqi është i nevojshëm bllokimi për të përmirësuar situatën e vërejtur kohët e fundit.
Gjithashtu ai ka theksuar se është e rëndësishme që masat kufizuese duhet të zbatohen nga të gjithë.
Dermitzakis ndër të tjera ka deklaruar se masat kufizuese duhet të jenë më të rënda dhe ai nuk ka përjashtuar dhe një bllokim të lëvizjes së lirshme në Athinë.
Ndërkohë një ditë më parë në vendin fqinj janë konfirmuar 416 raste të reja mes të cilëve 240 ishin vetëm në Athinë.