Realizohen 49% e punimeve në kantierin e ujit në Gjirokastër/ Furnizim 24 orë me ujë me cilësi për banorët
Kantieri i ujit në Gjirokastër vijon punën me ritme të larta në Lotin 2 për modernizimin e sistemit të ujësjellës kanalizimeve për qytetin.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje se si ishte rrjeti i furnizimit me ujë dhe i kanalizimeve të këtij qyteti. Aktualisht vetëm 35% e banorëve të qytetit të gurtë furnizohen me 2-6 orë ujë në ditë. Ndërsa rrjeti i kanalizimeve të qytetit historik është i degraduar duke ofruar një shërbim jashtë çdo standardi.
Sot punimet po ecin me ritme të larta dhe është kryer 49% e volumit të punimeve.
Punimet përfshijnë vendosjen e 30 km rrjet të ri shpërndarës, puse dhe stacione pompimi të reja, 4.63 km linjë dërgimi, godinë të re për ndërmarrjen UK dhe për kanalizimet.
Po ashtu, ndërtimin e 5.3 km rrjet të ri dhe 422 lidhje fundore, që do të monitorohen nga sistemi SCADA.
Ky investim që prek qendrën historike të qytetit dhe rreth 35 % të popullatës, përmbyll investimin në ujësjellës kanalizime për qytetin e Gjirokastrës duke garantuar 24 orë ujë të pijshëm me cilësi dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare për banorët dhe bizneset.
?KANTIERI I UJIT në Gjirokastër vijon punën me ritme të larta në Lotin 2 për modernizimin e sistemit të…
Posted by Edi Rama on Monday, September 28, 2020