Përzgjedhja e kandidatëve në Gjirokastër, Bardhi: Interes i madh, do të fitojmë thellë në 25 prill
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se opozita e bashkua do të fitojë thellë në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen më 25 prill.
Këto deklarata numri dy i demokratëve i bëri nga Gjirokastra, ku po zhvillohet gjatë së dielës dhe votimi për përzgjedhjen e kandidatëve që do të përfaqësojnë qytetarët e këtij qarku.
“Siç e shikoni, interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t’u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar.
Pritshmëria e PD, jo vetëm për Gjirokastrën, po për të gjithë Shqipërinë është një fitore e thellë. Përsa i përket qarkut të Gjirokastrës, ju siguroj, këtë e di edhe kundërshtari ynë, që opozita e bashkuar do të jetë fituese në qarkun e Gjirokastrës”, u shpreh mes të tjerash Bardhi.