Baret, restorantet dhe pishinat brenda hapen nga 1 Tetori! Pandemia mban “kyçur” klubet e natës

Më 1 Tetor do të rihapen baret, restorantet dhe pishat në ambientet e mbyllura. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Manastirliu tha se respektimi i masave anti-Covid mbetet një kusht i panegociueshëm për rinisjen e punës për këto biznese. Ajo theksoi se do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur klubet e natës, pub-et si dhe diskot.

Ministrja u shpreh se zbatimi i masave për parandalimin e koronavirusit do të inspektohet nga policia, e cila në rast të shkeljes së protokolleve do të ndërmarrë masa ndëshkuese.

“Një punë e madhe është bërë në terren nga koordinatorët e shkollave për të ndjekur dhe trajtuar çdo rast të konfirmuar. Të mos neglizhohet në asnjë ditë kujdesi. Periudha e vjeshtës kërkon më shumë angazhim. Gjatë këtyre muajve kemi bërë maksimumin. Kemi siguruar

Komiteti Teknik miratoi protokollet për rihapjen duke filluar nga 1 tetori, të bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e brendshme. Respektimi i rregullave është kusht i panegociueshëm, që ekonomia të mos cenohet nga kufizimet e detyruara. Do të vijojnë mbyllur, klubet e natës, pub-et dhe diskot. Policia do të inspektojnë zbatimin e masave dhe do të ndërmarrin masat në rast të shkeljes së protokolleve” tha ministrja.