Dita Botërore e Turizmit, Adrian Gurma publikon foton fantastike nga Saranda
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka publikuar një foto fantastike nga qyteti bregdetar, në ditën Botërore të Turizmit.
“?Mirëmëngjes. Dita Ndërkombëtare e Turizmit. #visitsaranda❤️”, shkruan Gurma në postimin e tij.
27 shtatori është datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror që ndodhi më 27 shtator 1970.
Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është agjencia e Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.