Sarandë, rikonstruksioni i shetitores hyn në një fazë të re
Puna për rikonstruksionin e shetitores së Sarandës, ka hyrë këto ditë në një fazë të re. Paralelisht me ecjen e punimeve në segmentin e parë të saj, ka nisur puna edhe në segmentin e dytë, që shtrihet nga Sheshi i Limanit deri në zadrën e notit, në afërsi të porti detar.
Bashkia ka vepruar për hapjen e sheshit të ndërtimit për rikonstruksionin e lotit të dytë, duke patur mirëkuptimin e biznesit, për heqjen e kioskave dhe lokaleve.
Kjo ka mundësuar vendosjen e rrethimit të kantierit të ri, me rrjeta metalike, që shoqërohet me bllokimin e qarkullimit. Puna ka nisur me pastrimin e nëndetit të limani i varkave të vogla, për të vijuar me zbatimin e detyrave të tjera të projektit, i cili parashikon edhe atje sistem shkallësh, shtrimin e tubacioneve të ujërave të zeza dhe zëvendësimin e tubacionit të ujit të pijshëm për këtë zonë.
Projekti parashikon gjithashtu rikualifikimin e pjesës së Bar Limanit, që prek investimi i ri, përfshi edhe kinemanë verore.
Pjesë e projektit që do të zbatohet është edhe sistemimi me një koncept të ri i fasadave të objekteve përgjatë këtij segmenti të shetitores, rikualifikimin e hapësirave të gjelbra, që shrtrihen në këtë zonë etj.
Sikurse dihet, rikontruksioni i shetitores në tërë gjatësinë e saj, pritet të përfundojë dhe të jetë gati për sezonin veror 2021.