Kush është Lefter Zhidru? Nga Xarra në Elbasan dhe historia e dashurisë që nisi konfliktin
71-vjeçari me origjinë nga Xarra e Sarandës jetonte në zonën ‘Kthesa e Sarës’ në Elbasan. Prej 5 vitesh ai kishte migruar nga Saranda në Elbasan dhe në lagjen e tij njihet si tip problematik.
Konfilikti me ish-gruan dhe vajzën 14-vjeçare bëri që Lefter Zhidru, 71 vjeçari banues në Elbasan të dilte në rrugë dhetë qëllonte me armë në drejtim të paditur.
Zhidru ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën ka dhe një vajzë 14-vjeçare, mirëpo jetonin në të njëjtën banesë.
47-vjeçarja e kishte denoncuar mbi 5 herë për dhunë, por në momentin që oficerët i kërkonin që të firmoste kallëzimin kundër bashkëshortit, Floresha Zhidru e tërhiqte, ndërsa nuk kishte urdhër mbrojtje.
Kjo është gruaja e tij e tretë, ndërsa me martesat e mëparshme ka dy fëmijë. Një djalë i jeton i vetëm ndërsa djali tjetër jeton në Norvegji.