Infektimi me Covid-19 i mësueses, edukatores dhe sanitares në Delvinë, izolohen të gjitha rastet e kontaktit
Një edukatore, një mësuese dhe një sanitare e një kopshtit në qytetin e Delvinës kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Menjëherë pasi ato janë konfirmuar pozitive ka nisur hetimi epidemiologjik dhe janë izoluar të gjithë ata që kanë kontaktuar të infektuarit.
Zyra Arsimore e Delvinës ka njoftuar se ka nisur dezinfektimi i mjediseve shkollore.
Po ashtu është njoftuar mësuesja, edukatorja dhe sanitaren janë zevendësuar dhe kushdo që ka patur kontakt me to do të bëjë tamponin.