Sarandë/Dalin emrat e autorëve të grabitjes me dhunë të 91-vjeçarit. Ja kush janë ata dhe sa lekë i morën të moshuarit
Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me grupin e grabitësve në zonën e bashkisë Finiq në Sarandë.
Në pranga kanë rënë K. H. 32-vjec, lindur ne Tepelene dhe banues ne Sarande dhe P. Q, 39-vjec, lindur ne Lushnje dhe banues ne Sarande.
Mësohet se të dy të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm penale.
Ata në bashkëpunim me Jetmir Gerbin, 31-vjec, lindur dhe banues ne Kolonjë të Gjirokastrës kane vjedhur me dhune banesën e Dhimiter Papes, 91-vjeç në fshatin Malcan, Finiq të cilin e kanë dhunuar dhe i kanë marre 20 mije lek të reja dhe një arme gjahu “Bajkal” ruse e kalibrit 12 mm.