Alket Hyseni nxjerr shifrat e përfituesve nga ndihma ekonomike e Covid-19

Deputeti Alket Hyseni ka publikuar shifrat mbi aplikimet e paketave të ndihmës ekonomike për Covid 19.

Hyseni ka treguar se kush sektor është trajtuar me ndihmë ekonomike dhe kush jo, duke ftuar cilindo që ta verifikojë.

POSTIMI I PLOTË I ALKET HYSENIT.

Për të gjithë ata që, ose nga padija ose nga keqdashja, dezinformojnë mbi aplikimet e paketave të ndihmës ekonomike për Covid 19?.

?Në 8 Mars 2020, ditën e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Sarandë ishin të regjistruar 5800 punonjës në sektorin privat.

?65% e tyre u trajtua me ndihmë fiananciare, ose 3775 persona. Nga këta, 1396 punonjës në 969 subjekte u trajtuan me 700 usd kurse, 2379 punonjës në 1089 subjekte u ndihmuan me 400 usd. Pa përjashtim, kushdo që aplikoi dhe kishte punonjës të siguruar, duke përfshirë të gjithë punonjësit e hoteleri turizmit, përveç të tjerëve.

Jam marrë personalisht me disa ankesa dhe të gjitha janë trajtuar.

?Nuk përfituan vetëm punonjësit e supermarketeve/minimarketeve/dyqaneve ushqimore, farmacive, profesionet e lira, të dypunësuarit edhe në shtet, ndërtuesit dhe punonjësit me bizneset që u lejohej veprimtaria, të cilët edhe pse në kushte të vështira, arritën të punonin.

?Aktualisht po trajtohen me ndihmë shtesë edhe punonjësit e sektorit të transportit rrugor.

?Përveç sa më sipër, janë shpërndarë nga institucionet shtetërore mijëra pako me ushqime dhe ndihma të ndryshme.

Këto janë fakte dhe kushdo mund ti verifikojë.

Ky është operacioni dhe paketa më e madhe sociale në historinë e Shqipërisë, një paketë shumë më e mirë se vendet e rajonit.

Kjo është qeveria Edi Rama, qeveri sociale, në krah të njerëzve në nevojë.

#EGjithëVëmendjaTekJu❤️

/Sarandanews.com/