Sarandë, konflikti “për motive të dobëta” lë pasoja: 1 i plagosur, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Policia ka arrestuar një shtetas 46 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një shtetas me banim në Sarandë.
Sipas policisë, më datë 30.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës një shtetas 27 vjeç, banues në Sarandë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se shtetasi 27-vjecar ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.