Trakte në rrugët e Dhërmiut kundër biznesmenit Lorenc Gjikuria
“Gjithë Dhërmiu të do ty o djalë se ti je everjeti (shpëtimi, krenaria) jonë”.
Me këto fjalë hapet një tekst i shtypur dhe i shpërndarë sot në Dhërmi, veçanërisht në zonën e plazhit Drimadhes.
Traktet janë për Lorenc Gjikuria, i cili në tekst quhet Lorenc Hajduti. Teksti e akuzon Gjikurinë, për vjedhje të tokave ullishte në bregdet ndërsa autori ose autorët shkruajnë se çdo gjë ndodh nën hundën e shtetit.
“Të gjitha Rama i shikon, po ty kërmë s’të ngacmon” – shkruhet në traktet e shpërndara.
“Sivjet na vure trarin, vitin tjetër na vër k..rin se kështu i do kjo mushka jonë drutë” – thuhet më tej në tekstin që mbyllet me fjalët “dhuratë për dobiçin nga bashkëfshatarët”.
Gjikuria, pronar i kompleksit “Drimadhes In” në plazhin me të njëjtin emër njihet si një nga ndërtuesit me më shumë akses te fondet publike për infrastrukturën e jugut.