Si të zbulojmë plazhet dhe gjiret e fshehura të Sarandës me motora me katër rrota
“Të zbulojmë plazhet me katër rrota”. Ky është misioni i disa të rinjve në Sarandë.
Gazetarja e “Edicionit Veror”, Irini Meçe ishte në një udhëtim me të rinjtë.
Një nga destinacionet pas udhëtimit me motora katër rrotësha ishte edhe plazhi i “Pasqyrave”, një ndër më të frekuentuarit në Sarandë.
“Turi ishte shumë fantastik. Ua sugjeroj të gjithëve pushuesve që janë në Sarandë ta provojnë.
Ishin shumë të përgjegjshëm”, thotë një pushuese e cila zgjodhi të bëjë turin e udhëtimit me motor.