Banorët e Rrëzomës: Uji i lumit Kalasë të kthehet në shtrat, të ndërpritet hidrocentrali
Banorët e zonës së Rrëzomës, pjesë e Njësisë Administrative Vergo, Bashkia Delvinë, kërkojnë ndërprerjen e punës së hidrocentralit të Sasaj përgjatë verës.
Sipas tyre, uji i lumit Kalasë përfundon në det pas përdorimit në hidrocentral, ndërsa tokat e tyre përgjatë shtratit të lumit thahen për “një pikë ujë”.
Gjatë viteve të fundit të sistemit komunist në burimet e lumit Kalasë u hap një tunel rreth 2.350 meter me qëllim përdorimin e ujit të Kalasës për vaditjen e tokave dhe agrumeve nga Borshi, Piqerasi, Lukova dhe deri në zonën e Gjashtës dhe Sarandës.
Por prej disa vitesh, destinacioni i këtij tuneli ndryshoi, nga vaditja e tokave në prodhim energjie.