Operacioni në Lazarat, zv.kryeministri: Ka dhe deputetë të përfshirë, nuk e shesim gjakun e Ibrahim Bashës
Erjon Braçe ka zbuluar në mënyrë të tërthorë, se operacioni që çoi në arrestimin e disa personave, mes të cilëve edhe të botuesit Henri Çili, ka lidhje me ndërhyrjet për lirimin e vrasësve të ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Ai thotë se ka pasur ndërhyrje për lirimin e tyre, edhe nga persona që kanë qenë në listë për deputet.
Braçe nuk përmend emra, por është e lehtë të kuptohet për kë e ka fjalën.
“Ibrahim Basha, sherbyes i shtetit dhe i ligjit!
Nuk do të harrojë kurrë kush ty!
Nuk do të shesë kurrë kush ty!
Ti do te jesh perhere dëshmor i atdheut.
Gjaku yt nuk do te behet kurre para e pasuri per batakcinjte!
Bravo Prokurorisë së Republikës e Policisë se Shtetit.
I neveritur nga llumi qe do drejtësinë per ta blere e shitur, i neveritur nga llumi politik qe uleret kunder reformës në drejtësi, por bleresit e shitesit i ka ne liste deputetesh, i neveritur nga llumi me firme e vule qe noterizon blerjen e shitjen e drejtesise”, shkruan zv.kryeministri Erjon Braçe.