Sherri në Delvinë për guroren, policia nis shoqërimin e banorëve në komisariat
Policia e Delvinës ka nisur shoqërimin e banorëve të fshatit Bajkaj në komisariat pas protestës së zhvilluar sot në këtë fshat, ku banorët kundërshtuan hapjen e një guroreje.
Gjatë protestës, banorët e fshatit u përplasën fizikisht me përfaqësuesit e firmës.
Ndërkohë, mësohet se policia deri më tani nuk ka shoqëruar asnjë përfaqësues të firmës apo të ministrisë.