Drejt përfundimit Qendra e Kulturës së Dhrovjanit
Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço ka inspektuar punimet në Qendrën e Kulturës së Dhrovjenit.
Punimet kryhen në kuadër të porgramit MileSTONES II IPA CBC Greece-Albania
“Për inkurajimin e zhvillimit të turizmit përmes ruajtjes dhe promovimit të burimeve kulturore dhe natyrore ndërkufitare ”.
Ato kanë nisur në 18 maj 2020. Bashkia në këtë program ndërkufitar bashkëpunon me bashkinë e Dodonës dhe me dy Drejtoritë rajonale të monumenteve të Janinës dhe Vlorës.
Me përfundimin e kësaj vepre, autoriteti vendor do të bëjë edhe ndërhyrje të tjera pasi Dhrovjani është një nga destinacionet e mundshme më të pasura me monumente kulturore dhe natyrë të përshtatshme për mikpritjen e turistave, theksoi kryetari i bashkisë, Kristo Kiço gjatë takimit në këtë fshat.