Operatorët turistik të Sarandës: Turizmi i kësaj vere i vakët, vetëm ditorë dhe për fundjavë
Jemi në ditët e para të muajit gusht dhe vrulli i viteve të kaluara, i turizmit në qytetin e turizmit në Sarandë, është i vakët në këtë sezon të 2020.
Hotele dhe shtëpi të ngritura enkas për turizëm janë të hapura në pritje të turistëve por, jo.
Çuditërisht të gjithë ata hotelierë që pyetëm sot, me pyetjen më të thjeshtë : Si është sivjet sezoni turistik ? Pati përgjigje të njejtë: Turizëm shumë i dobët. I vështirë. Turistë vendas, ditorë dhe për fundjavë.
Kjo situatë çon në vëshirësi të madhe turizmin për të mbajtur veten.
Saranda burim kryesor ka turizmin për anën ekonomike.
Situata turistike këtë verë është tepër e vështirë. Kemi qenë hotel që kemi punuar me tregun e huaj. 80 për qind e kapacitetit ka qenë me këtë lloj turistësh.
Për shkak të bllokimit të kufijve ky turist nuk vjen më në Sarandë, u shpreh mes të tjerave , Administratori i Hotel “Kaonia”
-Shpresuam nga fundi i majit se situata do të ndryshonte por qershori ka qenë mjaft dobët. Shpresuam në korrik, diçka lëvizi. Shpresuam se do të ndryshojë shumë më mirë në gusht por shenjat duken jo të mira, kështu që për mua që kam kaq vjet që merrem me këtë punë konkluzioni është që edhe gushti do të jetë mjaft dobët, tha administratori i Hotel “Brilant”.
Insituatat sivjet nisur edhe nga situata e Covid19 ka një rënie drastike të numrit të turistëve, sidomos e atyre të huaj.
Turizmi këtë sezon është kthyer në një turizëm fundjave, pra ditor. Turistët kryesisht janë shqiptarë ose kosovarë, na tha recepsonistja tek hotel “Strora”
-Nuk ka asnjë lidhje sezoni i sivjetëm me atë të vitit të kaluar.
Jo këtu nuk ka asnjë lidhje por që u mësuam me këtë realitet u mësuam nga ana psikologjike por nga ana ekonomike është e sigurtë që reagimi jonë ose sjellja jonë do të jetë në muajin shtator një sellje që nuk duhet të hakmerremi me veten tonë.
Ky është realiteti i tanishëm, tha Arben Çipa, kryetar i “Shoqatës së Hotelierëve, operatorëve turistikë dhe restoranteve” në Sarandë.