VIDEO/ Eri Sulo: Fortifikimi i Kalivoit për herë të parë bëhet i aksesueshëm për vizitorët
Fortifikimi i Kalivoit për herë të parë bëhet i aksesueshëm për vizitorët.
Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Parkut të Butrintit Eri Sulo, i cili shkruan:
“Pas dy jave pune intensive kemi ekspozuar për herë të parë për publikun “Fortifikimin e Kalivosë.” ????️
Kodra e Kalivosë gjendet përballë Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ka qenë vendbanim i hershëm në vazhdimësinë e jetës së qytetit antik.
Një vend perfekt për adhuruesit e ecjeve panoramike të ndërthurura me histori dhe kulturë. ????♂️