1 vit në krye të bashkisë, Adrian Gurma: Përpara na presin sfida për të punuar dhe zhvilluar më shumë Sarandën
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka zgjedhur një kolazh me foto nga punët e bashkisë për të falënderuar qytetarët një vit pas marrjes së detyrës.
Me moton “Vazhdojmë”, ashtu siç kishte premtuar për të rikthyer qytetin në punë, Gurma shfaq në postimin e tij edhe foto të ndryshme nga disa prej projekteve të mëdha që po zbatohen nga Bashkia e Sarandës.
“Është nder të shërbej si kryetar i bashkisë suaj.
Gjatë këtyre 365 ditëve që lam pas ka qenë një nxitje për të punuar më shumë për ti dhënë një ikonë të re qytetit tonë.
Përpara na presin mundësi dhe sfida të reja për tu zhvilluar dhe punuar edhe më shumë. Faleminderit”, shkruan Adrian Gurma në rrjetin social Facebook.
Adrian Gurma u betua si kryebashkiak më 6 gusht 2019 në Këshillin Bashkiak të Sarandës, pasi fitoi zgjedhjet vendore.
Më poshtë kolazhi i punëve gjatë këtij viti në Sarandë. /Sarandanews.com/
1 vit në krye të bashkisë, Adrian Gurma: Përpara na presin sfida për të punuar dhe zhvilluar më shumë #Sarandën#Sarandanews
Posted by Sarandanews.com on Thursday, August 6, 2020