FOTOT/ Presidenti Kosovës Hashim Thaçi, zgjedh Sarandën për të pushuar
Saranda e bukurive të jashtëzakonshme është shndërruar në destinacionin e preferuar të turistëve, mes tyre edhe personazhe të rëndësishme publike.
Pas presidentit Ilir Meta, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po i kalon pushimet verore në Sarandë.
Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Sarandanews.com, presidenti Thaçi shihet teksa po lahet në det.
Kujtojmë se Sarandë është një nga qytetet e preferuara të presidentit të Kosovës ku vjen çdo sezon veror për të pushuar. /Saramdanews.com/