Kufiri Shqipëri-Greqi, sot hyjnë në fuqi masat e reja
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave në Greqi, Nikos Hardalias, njoftoi të martën në mbrëmje një sërë masash të reja për COVID 19, në kufirin greko-shqiptar. Sipas zotit Hardalias duke filluar nga e mërkura e 5 gushtit do të ndalohet kalimi në pikëkalimin kufitar të Kakavijës nga ora 11 e mbrëmjes deri në orën 7 të mëngjesit.
Në Kakavijë, sipas autoriteteve greke, do të instalohet një njësi e përhershme me drejtuesit e Forcave të Armatosura greke. Gjithashtu autoritetet greke kanë njoftuar se nga 16 gushti, udhëtarët nga Shqipëria që nisen nga Kakavija drejt territorit grek do të duhet të kalojnë 7 ditë në karantinë.
Pika kufitare e Kakavijës është më e madhja që lidh Shqipërinë me Greqinë. Në këtë pikë kufitare dhe atë të Kapshticës lejohet deri më 15 gusht nga autoritetet greke lëvizja e njerëzve dhe e mallrave, ndërsa në tre pika të tjera kufitare (Pikën e Qafë- Botes Sarandë, Tri Urave Përmet dhe Portin e Sarandës ) qarkullimi është bllokuar