Në bregdetin e Ksamilit nuk respektohet akti normativ për Covid19, policia nuk merr asnjë masë
Rregullat dhe aktet normative në fuqi të Ministrisë së Shëndetësisë duket se nuk vlejnë në Kasmil të Sarandës.
Jeta në këto plazhe vijon normalisht pa asnjë lloj mase apo kufizimi. Asnjë nga punonjësit e bizneseve nuk përdorin maskë, përveç ndonjë rasti të rrallë në ndonjë farmaci.
Pavarësisht se grumbullimet e njerëzve dhe mosrespektimi i aktit normativ shihet nga strukturat e shtetit, jeta ka vazhduar normalisht.
Nëpër biznese afishohen rregullat e Ministrisë së Turizmit, të cilat shpjegojnë se si duhet të sillemi në det, por asnjë gjë për rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid19.