FOTO/ Gjiri i Krorëzës në afërsi të Sarandës, një ndër gjiret më piktoreske të Shqipërisë
Gjiri i Krorëzës është një ndër gjiret më të bukur të Shqipërisë, që ndodhet pranë Sarandës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka promovuar këtë vend, ku mund të organizohesh për një natë kampingu dhe të shijosh ate vend të mrekullueshëm.
“I arritshëm në rrugë detare apo tokësore, Gjiri i Krorëzës në afërsi të Sarandës është një ndër gjiret më piktoreske të vendit tonë.
Bashkohuni me miqtë tuaj dhe organizoni një natë kamping buzë detit dhe shijoni kënaqësitë e vogla të jetës si perëndimi dhe lindja e diellit në plazh”, shkruan Klosi. /Sarandanews.com/