Zgjedhjet farsë në Gjirokastër, Bektash Mema zgjidhet rektor i universitetit ‘Eqerem Çabej’
Zgjedhjet farsë në Universitetin e Gjirokastrës, Bektash Mema do vazhdojë të marrë rrogën si rektor
Në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër nuk pati zgjedhje, por një farsë të stisur nga ata që e rrënuan dhe e mbajnë peng këtë institucion arsimor.
Bektash Mema që garonte me vetveten do të vazhdojë thjesht ta marrë rrogën si rektor i universitetit.
Asgjë nuk duhet pritur prej tij. Njësoj si 4 vitet që shkuan edhe ky mandat ka për të qenë dështim.
Sigurisht që s’mund të fitonte Bektash Mema pa fituar edhe Gëzim Sala në një tjetër garë me vetveten.
Sala do të jetë sërish dekan i një prej fakulteteve.
Këto zgjedhje ishin një shans i humbur. Askush nga trupa akademike nuk pati kurajon të ngrihej mbi kastën dhe pazarat që sundojnë prej vitesh në atë universitet. Me sa duket janë të gjithë të interesuar të ruajnë status-kuonë, të ndajnë ofiqet dhe përfitimet e tjera të padrejta në kurriz të rrënimit të universitetit.