Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 106 vota pro dhe 10 kunder, ndryshimet kushtetuese për të prekur rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa 6 deputetë nuk kanë votuar pasi nuk ishin në sallë.
Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar.
Deputeti socialist Alket Hyseni lexoi nominalisht, (hapur), votimin. 116 deputetë morën pjesë në votim, pasi 6 prej tyre kanë munguar. 3 prej deputetëve që nuk ishin në sallë janë të prekur me COVID1-9. Të gjithë deputetët që ishin në Kuvend morën pjesë në votim.