VIDEO/ Pas 50 vjetësh premtime, rruga e Lumit të Vlorës gati të hapë syrin e turistëve mbi një prej bukurive të pazbuluara të Shqipërisë
Rruga e Lumit të Vlorës, është një tjetër vepër e rëndësishme në infrastrukturën rrugove të vendit, që po merr formë dhe do bëhet gati të jetë një ndër aket turistike më panoramike të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se, pas 50 vjetësh premtime, rruga e Lumit të Vlorës, po merr formë dhe po bëhet gati të hapë syrin e vizitorëve e të turistëve mbi një prej bukurive të pazbuluara të Shqipërisë
Kryeministri Rama shprehet se, “dhe me këtë këngë të mahnitshme polifonike, përgjatë aksit të ri të Lumit të Vlorës, që pas 50 vjetësh premtime, ripremtime e stërpremtime, po merr formë dhe po bëhet gati të hapë syrin e vizitorëve e të turistëve mbi një prej bukurive të pazbuluara të Shqipërisë sonë të magjishme, ju uroj një të dielë të paqtë”.
Rruga e Lumit të Vlorës siguron lidhjen të më shumë se 60 fshatrave të zonës, me popullsi mbi 40 mijë banorë me qytetin e Vlorës.
Ky aks i rëndësishëm mundëson lidhjen e dy rrugëve nacionale si dhe përfshin edhe një degëzim që mundëson lidhjen me qytetin e Vlorës.
Njëkohësisht kjo rrugë do të gjenerojë një numër përfitimesh sociale dhe ekonomike përfshirë: aksesin në tregjet rajonale dhe lokale për fermerët, reduktimin e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave për popullsinë lokale, përmes intensifikimit të aktiviteteve ekonomike ekzistuese, si dhe nxitjen e zhvillimin e aktiviteteve sportive si trekking dhe ecje me biçikleta, të cilat eventualisht do të sjellin transformimin e të gjithë luginës në një atraksion turistik.