Fluksi në fundjavë drejt detit, policia: Kemi shtuar patrullat për të shmangur trafikun
Drejtoria e Policisë Rrugore shton masat përgjatë fundjavës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e fluksit të lëvizjes së pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, duke shtuar patrullat rrugore përgjatë këtyre akseve, në bashkëpunim edhe me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat” që janë të planëzuara në zonat bregdetare.
Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar e drager:
Janë pezulluar 159 leje drejtimi, nga këto:
• 37 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur
• 94 për shpejtësi
• 28 për qarkullim në sens të kundërt
Po gjatë fundjavës janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga këta:
• 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,
• 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi,
Gjithashtu janë vendosur 4458 masa administrative, nga këto:
• 278 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
• 308 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
• 666 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 238 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë,
• 2011 për parkim të gabuar,
• 957 për shkelje të ndryshme.
Policia Rrugore njofton se edhe gjatë javës shërbimet e Policisë Rrugore do vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.