U dhunuan dhe u grabitën/ Të moshuarit rrëfejnë tmerrin: Na goditën, njëri kishte edhe pistoletë
Spiro dhe Dhespo Kalovioti dy të moshuar 78 dhe 79 vjeç , nga fshati “Lefter Talo” në bashkinë e Finiqit kanë rënë pre e një grabitje të dhunshme gjatë natës.
Çifti i moshuarve jetojnë të vetëm, ndërsa kryefamiljari është edhe kryeplak i fshatit.
Si i tillë ai menaxhonte tokat e bashkëfshatarëve, duke i dhënë ato me qira. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e grabitjet, pasi hajdutët ishin në dijeni se çifti i të moshuarve kishte në banesë para të cilat do t’ua shpërndanin pronarëve të tokave.
“Gati 11 e gjysmë ora, nuk u kuptuan fare kur erdhën si u futën te porta. Njëri, i pari i gjatë, ndërsa tjetrin e mbanin nga mbrapa edhe u fut ai. Burri i tha, ç’kërkon, – çohu të ma japësh lekët i tha. S’kam lekë iu ktheu, por ai i tha se e dimë që ke lekë. I thamë që i kemi dhënë lekët e tokave, dhe ata na ranë me shkop.”, tregon ai.
Çifti i bashkëshortëve është dhunuar barbarisht gjatë kohës që u benë rezistencë hajdutëve për të mos u dhënë shumën prej 2 milion lekësh të vjetra. E moshuara ka më shumë plagë, disa hematoma dhe disa qepje në kokë.
“Unë jam edhe si kryetar i fshatit edhe tani menaxhoj edhe tokat ato që më japin bashkëfshatarët, u jap leket e më japin tokat. Të gjitha lekët, po ishin nga 5-6 veta që nuk erdhën nga Greqia, ato lek ishin që gjetën ata. Lekët i merrnin fshatarët siç u takonin, pa asnjë ngatërresë. Atë djalin si trup e pamë ishte trup i vogël ai që kthehu rrobat ishte maskë, edhe në kokë edhe këtu, nuk e pash nga fytyra.” Nuk e tregoj fytyrën fare ai , ai e mbajti mbrapa na rrahu neve njëherë. Kishte shkop dhe u dhunuam, njëri kishte edhe pistoletë”, rrëfen i moshuari.

