Vlorë, Gjiknuri me banorët e Rajonit 2, Krenar që përfaqësoj identitetin socialist

Kandidati Damian Gjiknuri zhvilloi pasditen e të martës takim me banorët e Rajonit 2. Duke i falenderuar për pjesëmarrjen masive në këtë takim, Gjiknuri pohoi se,”Ne kemi ndezur motorrët siç duhet dhe s’duhet të ndalojmë deri në fund për fitoren e Partisë Socialiste. Kam kënaqësi që do t’ju përfaqësoj. Rajoni 2, është një rajon që ka përfituar investime. Unë kam filluar të mbledh problematikat që lidhen me infrastrukturën jashtë pjesës qendrore të zonës, pasi pjesa qendrore është e mirëinvestuar. Ka ende probleme dhe dëshira ime ka qenë të përballem me problemet, me njerëzit, t’i dëgjoj, të shoh dhe problemet vet. Unë do të jem një suport i shtuar për ju, me qëllim që problematikat të fillojmë t’i adresojmë. Vlora është dëshmimtare e ndryshimeve të mëdha të mëdha që kanë një emër, Partia Socialiste.

Rrikthehem në Vlorë aty ku e lashë. Dua të jem për Rajonin 2 dhe për të gjithë PS e Vlorës, për ata që dëshirojnë modelin e punës, modelin e komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët e Vlorës. Për Vlorën, Partia Socialiste është e rëndësishme. Unë e quaj themelin politik të këtij qyteti. Identiteti ynë i majtë, është identiteti i barazisë qytetare, i mirëqenies qytetare nëpërmjet qeverisjes dhe këtë themel komunikimi dua ta mbaj me të gjithë ju, edhe si deputet i juaji.

Ne kemi një spektër të plotë zgjedhje, ku të gjithë të kenë mundësinë për të hedhur votën për atë koalicionin e gjerë të qytetarëve.
Nuk duhet parë si garë individuale.

Do të preferoja të merrja shumicën nga ju, por ka dhe të tjerë që kanë një dimension tjetër, që ju mund ta gjeni veten më mirë.
Ka socialistë të thekur që mund të më pëlqejnë mua ose një tjetër, ka të tjerë që janë përtej të majtës dhe të djathtës, mund të gjejnë dhe emra të tjerë.

E rëndësishme është që vota të shkojë për numrin 5, për PS.
Unë eksperiencën time politike do ta vendos në shërbim të qytetarëve të Qarkut të Vlorës, ndaj kërkoj votë masive për Partinë Socialiste dhe për Damian Gjiknurin, kush e ndien që unë përfaqësoj vlerat tuaja, identitetin tuaj socialist”.

Kryebashkiaku Dredha, u ndal tek investimet që po realizohen në qytetin e Vlorës, duke prekur konkretisht rehabilitimin infrastrukturor edhe të Rajonit 2. “Investimi për ujësjellësin është futur në çdo arterie të Vlorës, për instalimin e të gjithë tubacionit. Aktualisht është në fazën që po testohet dhe më pas do të fillojë asfaltimi. Për Rajonin 2, kemi vendosur prioritet infrastrukturën rrugore, ndërsa do të sigurohet ujë 24 orë në çdo familje, dhe do të jetë ujë i pijshëm. Vlora është qyteti që përfiton nga investimet e Bankës Gjermane për Zhvillim. Gjithashtu brenda 10 ditëve përfundon edhe montimi i impiantit të trajtimit të ujrave të mbetjeve, Landfilli. Ne do të jemi të ligjëruar që, të gjitha makinat ekologjike që mbledhin mbetjet në qytet të derdhen në Landfillin e Sherishtës.

Vlora do të jetë realisht aty ku ne e kemi vizionin. Vetëm duhet pak durim dhe besim tek kjo qeveri, tek Kryeministri Rama, sepse ka bërë një punë që realisht ka ndërtuar epokë. Është i vetmi që sjellë model, vizion, përparim. Referuar kandidaturës së Gjiknurit, kryebashkiaku Dredha u shpreh se, “Këto ditë kudo dëgjohet vetëm një emër, ka ardhur koha e paharrueshme e Damianit. Damiani ka një vlerë të shtuar përsa i përket kontributit që ai ka dhënë. Ka lënë një gur themi shumë të mirë në Vlorë, me punën e vet, me mënyrën si ka organizuar Partinë Socialiste këtu. Damiani nuk ka nevojë për mbështetjen tonë, jemi ne të gjithë bashkë që kemi nevojë për Damianin sepse njerëz si Damiani, i duhen jo vetëm Vlorës por gjithë Shqipërisë”.

Ish-deputeti i Rajonit 2, Anduel Tahiraj, pohoi se, “Rajonin e lë në duar të sigurta. E lë në dorë të drejtuesit tonë politik të fushatave të forta dhe historike të Partisë Socialiste, ku ne arritëm të merrnim 8 mandate, të thyenim rekordin në Vlorë.Ka shumë probleme në Rajonin 2, që janë të trashëguara, janë në vijim të investimeve dhe me Damianin do të marrin zgjidhje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *