Ujësjellës-Kanalizime Sarandë në terren: Ndërhyrje dhe mirëmbajtje në Sarandë, Delvinë dhe ITUN

Ekipet teknike të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Sarandë vijojnë angazhimin në terren me qëllim zgjidhjen e problematikave që lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm dhe sistemin e kanalizimeve në territorin që mbulon kjo shoqëri.

Gjatë ditës së sotme janë kryer disa ndërhyrje të rëndësishme:

  • Në ITUN, është bërë pastrimi i grilave automatike dhe zgarës në hyrje nga mbeturinat e grumbulluara. Gjithashtu, është përdorur autovinçi për ngritjen dhe pastrimin e bovave, si dhe për kontrollin teknik të tyre.
  • Në Delvinë, është riparuar një defekt në linjën e ujit të pijshëm në tubacionin me diametër φ110 mm, i cili furnizon me ujë fshatrat Bamatat dhe Stjar.
  • Në qytetin e Sarandës, specialistët kanë identifikuar një problem në sektorin e ujërave të zeza (KUZ), ku më pas është realizuar zhbllokimi i pusetave në rrugën “Abedin Dino”.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Sarandë nënvizon se mbetet gjithmonë pranë qytetarëve, duke garantuar ndërhyrje të shpejta dhe efikase në çdo rast problematike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *