Rama njofton hapjen e fushatës: Në 12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale datën e çeljes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Rama shkruan se fushata do të hapet në orën 12:00 më 12 Prill, teksa shprehet se “familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej”.
“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE “, shkruan Rama.