Mbytja e turistes angleze në Sarandë, Gjykata kthen për hetim dosjen e Saimir Kushovës

Gjykata ka vendosur që të kthej për hetim dosjen ndaj Saimir Kushovës i cili është i akuzuar për vdekjen e turistes britanike Rebeka Gannon, 29-vjeçare, teksa u mbyt në plazhin e Sarandës.

Sipas burimeve, mësohet se Gjykata ka kërkuar plotësimin e hetimeve së instruktorit Kushova, i cili është përgjegjës për mbytjen e saj, ku gjithashtu kërkohet dhe sqarimi i rolit të tij në këtë ngjarje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre vite më parë më 19 shtator të 2022, ku Rebeka Gannon së bashku më të dashurin e saj ishin duke kaluar pushimet në jugun e Shqipërisë, Sarandë. Ajo vendosi të bëjë zhytje në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, ndërsa kishte kërkuar ndihmë pasi ishte duke u mbytur.

Gjithashtu, grupi i emergjencës i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit, por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtyp dot dhe për pasojë humbi jetën.

Pas ngjarjes së ndodhur në brigjet e Sarandës, në Shqipëri, Policia arrestoi pronarin e qendrës së zhytjes Spiranca, Saimir Kushova, 48 vjeç, i cili po hetohet për shkelje të rregullave të sigurisë dhe punësimin e një instruktore zhytjeje jo të kualifikuar, të quajtur Gerta Brozi.

48-vjeçari Saimir Kushova, rezulton i dënuar me burg në Norvegji me 15 vite, për trafikimin e lëndëve narkotike, ku sipas babait të viktimës, autori i kësaj ngjarje është arratisur pak kohë më pas nga mbytja e 29-vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *