Ishte shpallur në kërkim arrestohet në Rinas sarandioti (EMRI)

Ishte shpallur në kërkim arrestohet në Rinas në tentativë për të ikur 24 vjeçari Geraldo Oruçi, nga Saranda. 24 vjeçari Geraldo Oruçi banor i lagjes nr.1 në Sarandë ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë me 4 muaj burgim, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit. Pas marrjes së dënimit 24 vjeçari është larguar dhe si i tillë ishte shpallur në kërkim. Për të shmangur burgimin 24 vjeçari Oruçi tentoi të largohej jashtë vendit por u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për shtetasin në kërkim G. O., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Sarandë. Gjykata e kishte dënuar këtë shtetas me 4 muaj burgim, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”. 24-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, gjatë tentativës për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *