Ina Zhupa në Mursi: Shoqëria shqiptare ende në borxh ndaj të përndjekurve politikë
Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Mursi, pranë memorialit kushtuar të përndjekurve politikë të regjimit komunist.
Në këtë aktivitet simbolik, Zhupa u shoqërua nga Kozma Gogo dhe Jorgo Gërbura, dy të persekutuar të regjimit gjakatar hoxhist, të cilët kanë përjetuar mbi shpinë dhunën dhe terrorin e diktaturës.
Në një mesazh , deputetja theksoi se shoqëria shqiptare mbetet ende në borxh ndaj atyre që vuajtën padrejtësisht, duke u shprehur:
“Shoqëria shqiptare është ende në borxh ndaj tyre!”
Zhupa nënvizoi rëndësinë që ka kujtesa historike dhe respektimi i sakrificave të të përndjekurve, si një detyrim moral për brezat e sotëm dhe ata që vijnë.