Ina Majko me mesazh të qartë në fushatë: Po ç’lidhje ka ish-i me të ardhmen?
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Ina Majko, ka vijuar fushatën me tone të drejtpërdrejta dhe mesazhe të forta politike. Në një postim në rrjete sociale, ajo ka ironizuar kthimet politike të kundërshtarëve, duke shkruar:
“Po ç’lidhje ka ish-i me të ardhmen? Ai rikthehet me inat, jo me vizion.”
Me sloganin “Voto 5 – për stabilitet, për përfshirje, për të ardhmen tonë”, Majko apelon për mbështetje ndaj forcës që, sipas saj, garanton vazhdimësi dhe progres drejt integrimit evropian.
Postimi është shoqëruar edhe me hashtagë të qartë si #InaMajko #VotoPërEuropën #voto5 #donewithyourex, ku vijon të përdorë një stil komunikimi modern dhe afër gjuhës së qytetarëve, veçanërisht të rinjve.