Humori në rrjet për ngjashmërinë e Chris LaCivitas me Vullnet Sinajn, Rama ndan videon dhe ironizon akuzat e PD: Mos e humbisni këtë…

Një reagim për video montazhin viral ku dukej sikur këshilltari amerikan Chris LaCivita bënte thirrje për të votuar kryeministrin Rama, ka ardhur edhe nga ky i fundit. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjete sociale videon ku zëri i LaCivitës i ishte mbivendosur imazhit të deputetit socialist Vullnet Sinaj për shkak të ngjashmërisë së të dyve, dhe ku këshilltari amerikan kërkonte votën për PS.

Videon e ka shoqëruar me një buf, dhe me një deklaratë të zëdhënësit të fushatës së PD që akuzonte kryeministrin se qëndronte pas kësaj videoje, teksa ka shkruar me ironi: “Mos e humbni këtë…”

“Kam ardhur në Shqipëri pasi kam marrë pagesën nga Berisha dhe Mediu. Por ajo që po shoh këtu është një vend i zhvilluar. Kaq shumë turistë kudo. Mbi 10 milionë vetëm vitin e kaluar. Ekonomia po rritet dhe përmirësohet. Njerëzit e duan përparimin. Ndërsa kontrata ime është me Berishën, duhet të jem jem i drejtë kur them se do të votoja për Edi Ramën.”, thuhet në video montazhin e bërë viral në rrjet.

“Jam këtu përpara jush si zëdhënësi i fushatës së PD dhe Aleancës për Shqipërinë madhështore për t’iu komunikuar reagimin e strategut të fushatës së PD, Chris LaCivita mbi montazhet e videove dhe fotove që ka bërë kryeministri ku e krahasojnë atë me deputetin Vullnet Sinaj. Zoti LaCivita deklaron se video fake është deklaruar nga fake-u Edi Rama”, është fjala e zëdhënësit të fushatës së demokratëve që dëgjohet në video.

Kujtojmë që një ditë më parë konsulenti elektoral amerikan i Berishës reagoi për këtë video, duke thënë se është fabrikuar nga Rama, por që në fakt është bërë virale nga përdorues të shumtë në rrjet.

“Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat”, ka thënë LaCivita sipas PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *