“Hasan Tahsini”, aset i Sarandës/ Pranë gjimnazit, muze i dedikuar 6 dekadave arsim të mesëm

Për Sarandën gjimnazi “Hasan Tahsini” ka qenë gjithnjë një aset, që nga fillimet e tij. Nga bankat e shkollës  65-vjeçare kanë dal personalitete e rezultate që kanë bërë krenar stafin arsimor, e qytetin.

Ky është muzeu dedikuar 6 dekadave arsim të mesëm, më shumë se 12000 fotografi, objekte nga klasat e asaj kohe, e deri tek stendat që shpjegojnë në detaje rrugëtimin e gjimnazit.

Xhorxhi Vasili një nga mësuesit më të vjetër të shkollës, tregon se ideja e muzeut për të treguar vlerat e muzeut ishte e kahershme.

Por rinovimi dhe pasurimi me materiale i muzeut ka ndodhur disa herë. Mësuesi matematikës një nga ideatorët nuk ka hequr kurrë dorë nga muzeu, duke riorganizuar ish nxënës të shkollës për ta sjell muzeun në gjendjen që është sot, pak vite më parë kur gjimnazi festonte 60-vjetorin e tij.

Në klasat e kësaj shkollë mësues Xhorxhi erdhi si i një i ri i diplomuar , pa e ditur se 40 vitet e ardhshme  do ti kalonte aty duke u kthyer në mësuesin emblemë që përcolli breza të tërë.

Mësues Xhorxhi që organizmin ish nxënës e pret vizitor për ti treguar me ëndje se si shkollë e mesme ka një arkivë kaq të pasur, pohon se është surpriza nga reagimi i vizitorëve e sidomos të huajave.

Ndërsa për nxënësit që shkelin për herë të parë në Hasan Tahsini është rikthyer tradita e vizitës në muze për tu njohur me shkollën. Për ish mësuesin, muzeu i shkollës është një aset dhe si i tillë duhet të ketë një plan të mirëfilltë se si ai të vizitohet.

Muzeu i gjimnazit “Hasan Tahsini” është një vlerë e shtuar e qytetit turistik, ku krenaria ndër vite me rezultatet e arritura kërkon sot të kthehet në një pikë ndalese për vizitorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *