Fëmijët e Sarandës pedaluan për sportin dhe mjedisin në Ditën Ndërkombëtare të Shumësporteve
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shumësporteve, Bashkia Sarandë organizoi një aktivitet simbolik me pjesëmarrjen e fëmijëve të qytetit, të cilët pedaluan në mënyrë festive, duke promovuar njëkohësisht vlerat e aktivitetit fizik dhe ndërgjegjësimin ekologjik.
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, u shpreh se kjo nismë tashmë është kthyer në një traditë të bukur që bashkon sportin me mesazhin për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. “Fëmijët sollën entuziazëm dhe frymë pozitive, duke na kujtuar rëndësinë e lëvizjes dhe kujdesit për ambientin,” shkruajti ai në rrjetet sociale.
Aktiviteti u zhvillua në disa rrugë të qytetit, ku fëmijët, të shoqëruar nga mësues dhe prindër, pedaluan me biçikleta, duke dhënë një shembull frymëzues për të gjithë qytetarët.