Çuçi: Në Vlorë nuk do njeri ta shohë Berishën në krye të vendit. 5 arsye për numrin 5 në fletën e votimit

Takimi me banorë të Rajonit 1 në Vlorë ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi. Bashkë me kandidatët për deputetë, Brunilda Mersini dhe Pirro Vengu, Çuçi kërkoi mbështetjen me votë në 11 maj për të vijuar me projekte të tjera që e shndërrojnë Vlorën në një nga destinacionet kryesore të turizmit në Mesdhe.

Ky transformim tha ai nuk ra nga qielli, por është falë punës dhe vizionit të Partisë Socialiste. Teksa përmendi disa nga investimet në këtë zonë të Vlorës, ku më kryesorja është rijetëzimi i zonës historike, Çuçi renditi pesë arsye përse duhet zgjedhur Partia Socaliste.

Së pari është bilanci i punëve që është bërë, së dyti janë projektet në vazhdim për Vlorën si aeroporti, marinat etj., së treti është alternativa e opozitës me Sali Berishën në krye, së katërti është skuadra e PS me Edi Ramën dhe së pesti është anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Sidomos këtu në Vlorë tha ai, nuk do njeri që ta shohë sërish Sali Berishën në krye të Shqipërisë.

“Në 11 maj ju do t’i jepni mandatin qeverisë që do e çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian si një vend me të drejta të barbarta në familjen europiane. Askush tjetër veç Partisë Socialiste dhe Edi Ramës nuk mund ta realizojë këtë ëndërr shekullore të shqiptarëve. Askush tjetër s’do ta bëjë këtë gjë. Prandaj në 11 maj të votojmë numrin 5 në fletën e votimit, Partinë Socialiste, asnjë alternativë tjetër”, tha Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *