Çuçi në Finiq, prezanton Vasil Llajon: Qytetar i mirë nga radhët e minoritetit grek. Meriton mbështetjen në 11 maj
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi takimin e radhës me socialistë e simpatizantë të PS-së në Finiq, ku prezantoi edhe kandidatin për deputet, mjekun e njohur Vasil Llajo.
Në fjalën drejtuar të pranishmëve, Çuçi vlerësoi Llajon si përfaqësues të denjë të minoritetin grek e jo vetëm dhe që meriton sipas tij të marrë mbështetjen me votë në 11 maj.
“Me socialistët dhe simpatizantët tanë në Finiq për prezantimin e kandidatit për deputet Vasil Llajo. Mjek i shkëlqyer, sipërmarrës i suksesshëm dhe qytetar i mirë nga radhët e minoritetit grek në Shqipëri. Meriton të marrë plotësisht mbështetjen tuaj me votë në 11 maj për të qenë përfaqësuesi juaj e jo vetëm në Kuvend, për të adresuar si duhet shqetësimet e për të bërë së bashku shumë më shumë se çfarë është bërë deri më tani për Finiqin.
Bashkë për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Çuçi teksa publikon edhe foto nga takimi i zhvilluar në Finiq.