Bledi Çuçi takim me drejtuesit e PS në Sarandë: Synojmë fitoren më 11 maj
SARANDË – Me qëllim forcimin e organizimit elektoral dhe bashkërendimin e strukturave në funksion të zgjedhjeve të 11 majit, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me të deleguarit e Partisë Socialiste në qarqet e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit.
Në takim ishin të pranishëm edhe kandidatët për deputetë Ina Majko, Gjergji Mërkuri dhe Ardit Bido, të cilët diskutuan për strategjitë dhe hapat konkretë që do të ndiqen për të siguruar fitoren e PS në këto zona.
“Fitorja e 11 majit është qëllimi ynë i përbashkët. #PS2030 për #Shqipërinë2030,” shkruan Çuçi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të çdo strukture në këtë proces.