Vasil Llajo takim me strukturat e PS Finiq: Në këtë bashki ka nevojë për përmirësime në shumë sektor

Kandidati i PS per qarkun Vlore Vasil Llajo, ka zhvilluar kete te premte nje takim ne Finiq.

“Sot në Asamblenë e Partisë Socialiste të Bashkisë Finiq, ku u prezantova si kandidat për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës.

Gjatë takimit, diskutuam për angazhimin e deritanishëm në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës dhe për mundësitë që kemi për të zhvilluar më tej këto sektorë në nivelin lokal.

Angazhimi im është për të punuar për zhvillimin e kësaj zone dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për banorët e Finiqit, duke rritur përtej investimet që do të kontribuojnë në zhvillimin e këtij komuniteti”, shkruan Llajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *