VIDEO/ ‘Çmenduri’ në Vlorë, pleqtë qëllohen me gur pas sherrit për domino

Dy të moshuar janë plagosur në Vlorë pasi ishin duke luajtur domino afër plazhit në Lungomare.

Një sherr i momentit për lojën ka bërë që dy të moshuarit të debatojnë dhe më pas të godasin njëri- tjetrin me gurë.

Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës me disa fraktura në trup.